Rudina/ Jeta ne Gjermani e Valbona Zenelit (18.12.17)

  • 6 years ago
Valbona Zeneli ishte sot në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku përveç familjes foli edhe për librin e saj më të ri ?Në opinionin tim?, promovuar vetëm disa ditë më parë.
Zeneli po ashtu tregoi edhe jetën pas largimit nga Shqipëria nga ku tha se prej 7 vitesh është vendosur në Gjermani sëbashku me familjen dhe pas shumë tentativash është pjesë e Qendrës Europiane për Studimet Ndërkombëtare të Sigurisë, ?Marshall? në Gjermani.
?Kemi pothuajse 7 vite që jemi larguar nga Shqipëria dhe jam vendosur në Gjermani. Jam vendosur në Qendrën Europiane për Studimet Ndërkombëtare të Sigurisë, ?Marshall? në Gjermani. Kjo qendër është krijuar pas rënies së murit të Berlinit për të promovuar demokracinë. ?Në opinionin tim? është përmbledhje e 39 artikujsh. Libri vjen në shqip dhe në anglisht dhe disa nga artikujt janë me autorë të tjerë. Fokusi i librit është Ballkani dhe jo vetëm?, tha Zeneli.

Recommended