OKB diskuton për Jeruzalemin, vendimi i Trump shpallet i pavlefshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka nisur një mbledhje për shqyrtimin e projekt-rezolutës për konfirmimin se çdo vendim i njëanshëm mbi statusin e Jerusalemit, nuk ka efekt ligjor dhe duhet të anulohet. Mbledhja vjen vetëm pak javë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shpalli njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.



Sipas axhendës këshilli i sigurimit po rishqyrton projekt-rezolutën e përpiluar nga delegacioni i Egjiptit. Sipas tij çdo vendim dhe veprim që pretendon të ketë ndryshuar, karakterin, statusin ose përbërjen demografike të Qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit, nuk ka efekt ligjor, është i pavlefshëm.



OKB këmbëngul se statusi i Jerusalemit është një ?çështje që duhet negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve?.



Vendimi i Trump zemëroi shumë nga aleatët ndërkombëtarë. Franca, Gjermania dhe Arabia Saudite dhe Britania e Madhe e dënuan ashpër njohjen e Jeruzalemit kryeqytet te izraelit. Ndërsa më shumë se 3,000 vetë marshuan, dogjën flamuj izraelitë në shenjë proteste kundër vendimit të Trump.

Recommended