Ndahen ndihmat në Fier - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
12 kamionë me ushqime për blegtorinë në mbështetje për familjet e përmbytura në zonën e Fierit erdhën nga Kosova. Ndihmat do t?u shpërndahen familjeve të mbetura pa ushqim për gjënë e gjallë.



I ndodhur pak metra larg kufirit tokësor me Greqinë një pjese e fshatit Janjar në bashkinë e Konispolit rrezikohet nga shembja. Pas shirave te rene ditët e fundit janë shfaqur çarje te tokës, duke rrezikuar edhe jetën e banoreve. Kryeplaku Neshat Mehmeti tha se situata është kritike dhe është kërkuar ndihma e qeverise.



Banoret tregojnë situatën e rënduar dhe rrezikun që u kanoset.



Në këtë fshat jetojnë rreth 60 familje.



Afro 300 hektarë vazhdojnë të jene të përmbytura në fushën e Maliqit nga 550 ha që janë përmbytur ne ditët e reshjeve. 100 ha janë të mbjella të stinës kryesisht grurë. Kryetari i bashkisë Maliq Gezim Topçiu tha se pas tërheqjes se plote te ujërave, do ngrihet një komision për verifikimin e dëmeve.



Edhe pse ndodhet vetëm 500 metra larg qytetit të Fushë Krujës, ura në lumin zezë është e mbushur me mbeturina. Sipas banorëve nëse nuk pastrohet do të jete nje burim tjeter i përmbytjes se radhës.



Ndërkohë bashkia ka nisur pastrimin e mbetjeve që lane pas përmbytjet e javës së shkuar.