Fier, 16 shkolla rrezikojnë mbylljen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, 16 shkolla 9 vjeçare në Fier e Roskovec rrezikojnë mbylljen pasi nuk ka nxënës. Shkak është bërë numri i reduktuar i tyre për shkak të emigrimit.



Yllka Beci Drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore në Fier, tha se prej muajit maj Ministria e Arsimit ka nisur një studim për bashkimin e shkollave me numër të ulët nxënësish.



Në bashkinë e Roskovecit kemi në studim dhe planifikim por ende nuk kemi marrë konfirmim në dy shkolla të cilat janë shkolla me klasa kolektive ku punon një mësues me disa nxënës, kurse në bashkinë e Fierit kemi 14 shkolla të tjera që janë të përhapura në gjithë territorin e Fierit. Arsyeja dhe qëllim i i këtyre shkollave është një arsimim shumë cilësor i fëmijëve të cilët jetojnë në këto territore ku numri i nxënësve është shumë i vogël.



Sipas Becit emigracioni, por dhe lëvizja brenda vendit e familjeve janë arsyet kryesore që kanë reduktuar ndjeshëm numrin e nxënësve në këto zona.



Çdo vit ka reduktim të numrit të nxënësve dhe arsyeja është emigrimi i fëmijëve, ku kemi bashkim familjar. Bashkimet familjare bëjnë të reduktohet numri i nxënësve.
Ndërkohë rreth 7200 nxënës në Fier do të përfitojnë librat falas për vitin e ri shkollor.