Rama në Fier për ndihmat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Vlorës, kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të hënë në Fier, në një nga pikat e grumbullimit të ndihmave për familjet e prekura. Ai ka preferuar të inspektojë vetë nga afër ndarjen e këtyre ndihmave, me qëllim për të shmangur abuzimet. Shefi i qeverisë u premtoi edhe njëherë të prekurve nga përmbytjet se do të kompensohen plotësisht për dëmet e shkaktuara. Sipas kryeministrit, prioriteti i vetëm i qeverisë është të zëvendësojë gjithçka është humbur. Një javë pas përmbytjeve, situata në jug të vendit po shkon drejt normalizimit, ndonëse dëmet e shkaktuara janë tepër të mëdha.