105- vjetori i krijimit te Ushtrise, Meta e Xhaçka: Shqiperia faktor Stabiliteti

  • 6 years ago
Forcat e Armatosura kanë kremtuar sot me një ceremoni të veçantë 105-vjetorin e krijimit te Ushtrisë Shqiptare. Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria mbetet faktor stabiliteti.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i pranishëm në ceremoninë e 105-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, e cilësoi këtë datë si historike dhe gur të fortë themeli në historinë e shtet-formimit.
Sipas Metës Ushtria Shqiptare është kthyer tashmë në faktor stabiliteti në interes të paqes.

"Kjo është një datë historike dhe lavdie për Forcat tona të Armatosura, ashtu sikurse është një gur i fortë themeli në historinë tonë të shtet-formimit."

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë anëtarët e FA, të të gjitha brezave, që kanë shërbyer me përkushtim për vendin e më gjerë. Ndërsa bëri një përmbledhje të historikut të rrugëtimit të ushtrisë Shqiptare.
?Rrugëtimi i FA fillon me fundin e luftërave ballkanike, për të vijuar me Luftën e Dytë Botërore. Ushtria shqiptare u krijua në kohën e pavarësisë. Flamuri shqiptar nuk ka qenë asnjëherë pjesë e asnjë force destabilizuese. FA japin kontributin sa herë ju kërkohet në tokë dhe në ajër. Ju siguroj se jemi krenarë t?iu gjendemi krah kudo ndodheni, në Afganistan, Kosovë, etj, sepse jemi pjesë e aleancës më të fortë në botë e bazuar në të drejtat dhe liritë e njeriut. Ju keni treguar kurajë, nder dhe përkushtim maksimal të detyrës. Nga lartësia e 105 viteve të ekzistencës ne shprehim mirënjohje për të gjithë brezat që kanë shërbyer me përkushtim. Jeni një ushtri e gjithanshme?, tha Xhaçka.

Recommended