Shpallet fajtor, ish-komandanti kroat pi helm gjatë seancës në Hagë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Slobodan Praljak, Ish-komandanti i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka pirë helm gjatë një seance dëgjimore për krime lufte në Gjykatën e Hagës.



Gjykata ndërpreu procesin në dhomën e apelit, pasi Praljak piu nga një shishe e vogël në çastin kur u shpall dënimi i tij me 20 vjet heqje lirie për krime lufte ndaj muslimanëve boshnjakë. ?Unë nuk jam kriminel lufte dhe e kundërshtoj këtë dënim?, tha ai dhe me pas piu preparatin për të cilën edhe avokatja e tij tha se ishte helm. Ish-komandati u dërgua me urgjence ne spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij.




Slobodan Praljak dhe pesë të tjerë kishin apeluar vendimin e gjykatës të vitit 2013 që i dënonte ata me nga10 deri në 25 vjet heqje lirie për përfshirje në një plan për dëbimin e përhershëm të myslimanëve të Bosnjës, e krijimin e ?një territori kroat? që do të përfshinte edhe qytetin jugor të Mostarit.



Akuzat përfshinin krime të vrasjeve, torturave, dëbimeve, përdhunimeve, trajtimeve çnjerëzore, shkatërrimit të pronës e terrorizimit të popullsisë. Seanca u mbajt një javë pasi Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, nën akuzat për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit. Mbi 100 mijë njerëz u vranë dhe mbi 2 milionë u zhvendosën gjatë luftës në Bosnjë.

Recommended