Kush vjen per dreke/ Rrefehet Irena Kita: Si me beri per vete bashkeshorti (16.11.17)

  • 6 years ago
Avokatja Irena Kita zbuloi sot përmes emisionit ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan se si e ka bërë për vete bashkëshorti Arvin Kita.

Irena tha se fillimisht nuk e dinte se Arvini ishte shef kuzhine, por e ka marrë vesh vetëm një javë pasi kishin filluar të dilnin bashkë pasi bashkëshorti e surprizonte me ëmbëlsira të cilat i gatuante vetë.

?Unë nuk e dija që bashkëshorti im ishte shef kuzhine, e kuptova vetëm një javë pasi frekuentoheshim, mbante pak era kuzhinë kur e takoja, por filloi të më surprizonte me ëmbëlsira dhe një ditë e pyes se kush i përgatit këto ëmbëlsira? Dhe më thotë që i bënte të gjitha vetë. Është tamam thënia që dashuria vjen nga stomaku. Mendoj se pjesa shpirtërore dhe kimia mes nesh na bashkoi?, tha Kita.