Hetimi i “të fortëve” të Elbasanit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Elbasanit ka zgjeruar superhetimin e pastrimit të parave ndaj familjeve kryesore të qytetit.
Burime pranë grupit hetimor thanë se krahas kërkesës së organit të akuzës drejtuar tatimeve per dhenien e informacionit për listën me 66 persona, hetimi ka përfshirë dhe akuzën e fshehjes së të ardhurave.
Në bazë të të dhënave që do të sjellë drejtoria rajonale e tatimeve në Elbasan prokuroria ka gati dhe hetimin pasuror për familjet e personave që janë pronare të bizneseve të ndryshme me miliona euro xhiro e fitime.
Në seksionin 6 kodi penal parashikon veprat e këtij lloji sipas të cilave fshehja e të ardhurave mbeshtetur ne nenin 180 parashikon burgim nga 4 deri në 8 vite.
Nën nenin 181 mospagimi I taksave dhe tatimeve në kohë me gjithë mundësinë e pagimit të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Prokuroria e Elbasanit kërkoi drejtorisë së tatimeve të japë informacion për 66 personat, nëse janë të regjistruar si subjekte dhe i kanë paguar detyrimet dhe cfarë fitimi kanë patur ndër vite.
Kërkesa për drejtorinë tatimore mban datën 27 tetor 2017 dhe ajo vjen pas regjistrimit të procedimit penal me nr 1542 per vepren penale te ?pastrimit te produkteve te vepres penale dhe veprimtarise kriminale? te parashikuar nga neni 287 i kodit penal.

I kontaktuar nga Vizion Plus drejtuesi I prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina u shpreh se nuk mund të komentojë cështje të cilat janë nën hetim.

Edhe drejtori I policisë së Elbasanit Altin Qato nuk preferoi të komentonte.


Lëvizja e akuzës vjen në një kohë kur dhe në policinë e Elbasanit u zëvendësua I gjithë zinxhiri drejtues. Ngjarja e mesit të shtatorit te tregu ushqimor kur efektivë të policisë nuk reaguan sipas procedurave standarte pasi mjeti I blinduar audi goditit makinën e zv drejtorit bëri që Haki Cako të shkarkojë drejtuesit e policisë së Elbasanit.

Hetimet përfshijnë emrat më të njohur në elbasan dhe jo vetëm. Mes tyre është vajza e kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe bashkëshorti i saj, dhëndri i kryebashkiakut dhe babai i tij si dhe Suel Çela dhe i ati i tij Petrit cela, të bërë të njohur pas incidentit me policinë.
Recommended