Jo vetem mode/ Tjeter sukses per Arilena Aren (04.11.17)

  • 6 years ago
Vera e këtij viti shënoi shpërthimin e saj artistic. Një nga skenat më të mëdha muzikore në Europë mirëpriti këngëtaren shqiptare Arilena Arën. Këngëtarja 19 vjeçare arriti të bëjë për vete mijëra fansa me këngën e saj. Mjaftoi vetëm një këngë që Arilena të njihej kudo ku depërtoi kënga e saj. Hiti ?Nëntori arriti të pushtoi klasifikimet në 24 vende të ndrysme të botës.
Dhe më e fundit dhe jo më pak e rëndësishmja, Greqia vendi fqinj ku ajo është e ftuar special në festën e 16-vjetorit të ?Heaven Music?, shtëpisë së njohur muzikore që është në pronësi të grupit më të madh mediatik grek Antenna.
?Jo vetëm modë?, me gazetarin Eni Shehu sjellin një kronologji të plotë të aktivitetit të këngëtares në Greqi.
Suksesi i saj tashmë duket i pandalshëm ndërkohë që konfirmon për ?Jo vetëm modë? se janë përcaktuar datat e turnout të ardhshëm në Greqi dhe po ashtu një tjetër lajm i mirë është se do të performojë në spektaklin e talenteve të reja në Rumani.