Opinion - C'po ndodh mes Rames dhe mediave? (02 nentor 2017)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Ermal Hasimja,Neritan Sejamini,Mark Marku,Eni Vasili,Baton Haxhiu,Henri Çili,Mustafa Nano

Sonte në emisionin ?Opinion? është duke u diskutuar për: ?Çfarë po ndodh mes Ramës dhe mediave?. Në një panel gazetarësh dhe analistësh ka një debat mes atyre që e mbrojnë dhe e kritikojnë Ramën për marrëdhëniet e tij me gazetarët. Disa momente tepër interesante janë regjistruar edhe mbrëmjen e sotme para nisjes live të debatit në emision, gazetaret jane takuar dhe i kanë dhënë dorën njeri-tjetrit. Te ftuarit që grimohen e më pas shkojnë në studio. Secili prej tyre jep një buzëqeshje, por gazetari Baton Haxhiu ka një pëshëndetje paksa më ndryshe. ?Ça ke me mua?? është pyetja që bën teksa filmohet. Ja disa momente kur drejtuesi i emisionit dhe stafi mirëpresin dhe takojnë të ftuaritpak para nisjes së emisionit.

Nuk ekziston në asnjë vend të botës që një kryeministër krijon vetë një media dhe nis të ofendojë mediat e tjera. Analisti Mark Marku, deklaroi sonte në studion e emisionit ?Opinion?, se kryeministri Edi Rama nuk duron dot më kritikat e medias, ka nisur të ofendojë mediat, duke krijuar vetë një media. Marku tregoi se Rama acarohet vetëm atëherë, kur media i prish propagandën. ?Rama ka arritur në atë pikë që shan mediat tradicionale si media kazan, personalisht ka ngritur një media. E quan atë protalin e vet, ERTV. Ku ka një kryeministër në botë që pretendon të ndërtojë një media vetë dhe të sulmojë nga krahu tjerët gjithë sistemin mediatik?,- theksoi Marku. Në lidhje me ofendimin ndaj gazetarëve, ai tha më herët, se nëse është rreziku i diskretitimit të Shqipërisë, nuk është problem i gazetarëve, por është një problem i qeverisë që ka krijuar problemin. Sipas tij, nuk mund të kërkosh fajin tek gazetarët që pyesin se pse në vend ka kanabis. Marku tregoi se në çdo vend të Europës, një qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion në çdo zyrë të qeverisë dhe këtë të drejtë ia jep ligji. Për këtë rast, Marku theksoi se kjo gjë ndodh, pasi Rama ka filluar të mos pranojë atë informacion që i vjen nga mjedisi i jashtëm, i cili nuk përshtatet me pritshmëritë personale. ?Ekziston një lloj autizmi që kalon në çdo qeveritar shqiptar pasi kalon një periudhë qeverisje. Nuk ka dëshirë të dëgjojë asgjë nga jashtë. Duke pasur këtë dëshirë për të mos marrë informacione negative, ndërpret çdo kontakt me burimet e tjera që nuk i sjellin informacione që nuk i don ai. Rama kërkon që ambjenti t?i sjellë mesazhe që don ai?,-tha Marku.

Gazetarja Eni Vasili ka shpejguar në studion e emisionit ?Opinion? raportin e saj përballë Kryeministrit Rama, lidhur me një intervistë të realizuar një vit më parë. Në atë kohë, i pyetur për çështjen e drogës në vend, Rama iu drejtua gazetares me shprehjen: ?E kam shumë të qartë se kush je ti, sepse e kam parë filmin e fundit, Narcos?. Në filmin Narcos kushtuar bosit të drogës Pablo Escobar, një personazh kyç ishte edhe e dashura e tij, g...

Recommended