Aldo Morning Show/ Prinderit fejojne vajzen kunder deshires se saj (01.11.17)

  • 6 years ago
Një vajzë nga Fieri është fejuar me një emigrant kundër dëshirës së saj. Sipas gazetarit të ?Aldo Morning Show?, vajza fliste me të fejuarin përmes telefonit dhe kur ai ishte kthyer ka parë se djali ka një problem fizik që vajzës nuk ia kishin treguar.
Ndërkohë vajza pasi ka parë djalin ka kaluar në depresion dhe ka tentuar të vetëvritet duke pirë ilaçet e gjyshërve.
?Para një viti një vajzë nuk fitoi dot një degë në Universitet dhe prindërit e saj e fejuan kundër dëshirës së saj me një djalë që jetonte jashtë shtetit me të cilin vajza fliste vetëm nëpërmjetë kameras dhe telefonit. Tani djali është kthyer dhe për fat të keq ka një problem fizik të cilin vajzës nuk ia kishin treguar. Kjo gjë e ka bërë vajzën të futet në depresion, madje ka tentuar edhe të vetëvritet duke pirë ilaçet e gjyshit dhe të gjyshes. Ndërkohë prindërit I thonë se kështu ishte e shkruar dhe se ky ishte fati I saj?, raportoi gazetari.

Recommended