Asgjë me vlerë nga kontrolli i shtëpisë së Tahirit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Oficeret e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ushtruan kontroll ne banesën e Saimir Tahirit, nuk kanë gjetur asnjë gje të vlefshme për hetimin: ata nuk siguruan asnjë send të dyshimtë apo kompjuter që mund te vleje për dosjen ndaj ish-ministrit të brendshëm.

Nga ana tjetër, hetuesit po përpiqen të bien në gjurmët e automjetit Audi a8 me targë AA003GB, qe ministri ua ka shitur Habilajve.


Megjithë kontrollet ne shtëpitë e tyre dhe sekuestrimit te 5 automjeteve te tjera, policia e Vlorës nuk ka mundur te gjeje Audin, per te cilin Prokuroria ka dyshime se përdorej nga Habilajt per trafik ndërkombëtar droge.

Ndonëse automjeti u shit nga ish-ministri, akti i pronësisë nuk kaloi tek Artan Habilaj, por policia mendon se ai ka qarkulluar pa probleme edhe përtej kufijve shqiptarë, nëpërmjet kontratës noteriale.

Kontrolli i Audit mund te sillte të dhëna të rëndësishme për prokurorët, por zhdukja e mjetit për momentin i ka lënë pezull hetimet në këtë drejtim.

Recommended