Kaos ne hipoteken e Shkodres

  • 6 years ago
Shkodranët duket se po çmenden nga sorollatjet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive. Mbi një muaj aty mungon kryeregjistruesi dhe kjo ka shkaktuar kaos.

Ministria e Drejtësisë ka hapur konkursin për këtë vend vakant, por banorët nuk po marrin dot shërbimin.

?Vimë, s?ka drejtor, rrimë.?

?Ka kushedi sa ditë që nuk vjen kryeregjistruesi i ri. Njerëzve u refuzohet e drejta për të marrë ankimin në kundërshtim me nenin 253 të Kodit Penal.?

Në ambiente të tilla takohen me njerëz që kanë vite që vuajnë për një përgjigje. Hipotekat jo vetëm në Shkodër duket se janë mallkim për këdo që shkon aty me hall.

?Dy vjet...Kam paguar të gjitha tatimet, detyrimet financiare dhe na zvarrisin prej dy vitesh.?

Nga ana tjetër nga punonjësit vazhdojnë punën. Por largimi i titullarit e bën procedurat e tyre të pavlefshme, pasi në fund të çdo dokumenti duhet firma e vula e tij.

?Këtu nuk funksionon asgjë.?

Konkursi për drejtuesit e Hipotekave u njoftua në fillim të muajit shtator dhe paralelisht edhe largimi i ish-drejtuesit Ilir Dibra. Në vend të tij nuk është emëruar kush./Tv Klan