Artisti kinez ekspozitë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai vjen për herë të dytë në Tiranë, por thotë se do të rikthehej sa herë që t?i jepej mundësia. Li Xiaocheng është emri më i njohur në Kinë, nëse përmendim akuarelin.


?Tirana është një qytet shumë i bukur, ka dritë dhe shumë pozitivitet. Do të rikthehesha sa herë të më ftonin. Këtë shije më ka lënë që në vizitën e parë, ky qytet. Sot, kam ardhur për një ekspozitë më të madhe. Do të prezantoj 40 punime, midis të cilave edhe ato që kam realizuar këtu gjatë vizitës së parë.?

Në Tiranë punët e tij të para i kemi parë në Bienalen e parë të Akuarelit, dy vite më parë. Mbrëmjen e së premtes, ai sjell më shumë punime, më të mirat që ka realizuar këto dy vite, me shijen që Shqipëria i la gjatë.

?Ndryshe nga sa herën e parë kur ekspozita ishte shumë kolektive dhe nuk munda të ekspozojë më shumë punë, këtë herë ekspozita ka 40 punime të miat dhe 40 punime të artistit Helidon Haliti. ?40+40? quhet ekspozita. Përtej kësaj jam i lumtur që do të kem seminare me studentët shqiptarë, pasi mesa di unë në universitetin tuaj të arteve nuk ka një lëndë për akuarelin, ndërsa interes ka.?

Li është pedagog i akuarelit në Kinë dhe një muaj më parë këtë ekspozitë të përbashkët me Helidon Halitin e ka çelur në vendin e tij. Veprat tanimë kanë mbërritur në Tiranë, e disa prej tyre do të mbeten këtu, si dhuratë nga artisti kinez.

Recommended