Xing me Ermalin/ Bes Kallaku rrefen per here te pare si u njoh me Xhensila Myrtezajn (14.10.17)

  • 6 years ago
Bes Kallaku rrëfeu sot për herë të parë në emsionin ?Xing me Ermalin? si u njoh me këngëtaren Xhensila Myrtezaj që sot është bashkëshortja e tij.
Aktori tha se arsyeja e takimit të tij me Myrtezajn ka qenë deputeti Nard Ndoka.
?Është hera e parë që po e them, por arsyeja e daljes sime për të parë Xhensilën në rrugë është Nard Ndoka. Më mori Ndoka në telefon më tha: A do vish për Vlorë? Ok e thash takohemi në Vorë.
Dal dhe shikoj një vajzë me një grua, Xhensila me nënën e vet. Nuk besoj në dashuri me shikim të parë dhe I futa dhe I xhiro të dytë, thash ta shikoj dhe një herë. Dola nga makina I thash nënës së saj: Kush është kjo vajza se qenka shumë e bukur? Ta rujt Zoti. Xhensila sa më pa vazhdoi rrugën plako, nuk ndaloi fare dhe nëna e saj tha: Është vajza ime ka qenë tek ?Ethet?. Pastaj thash ?tokë e xanum o figure? dhe iu vura nga pas. Futa mik mamin e Xhensilës dhe filluam të dilnim bashkë. Rastisi që mami I Xhensilës ishte sëmurë dhe e çova unë, u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thash nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhash gjak për herë të dytë. Dhe më mer një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç?po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra. Dhe herën e dytë që kam dhënë gjak është ngritur në këmbë mami Xhensilës dhe filloi të krcente sepse unë kisha dy ditë që pija alkool dhe dha efektin. Nëse deri dje e kam falenderuar Nard Ndokën me shaka sot e falenderoj publikisht sepse ishte shkaku I takimit tim me Xhensilën?, tha aktori I humorit.