Njihet me ligj edhe pakica bullgare - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej se premtes Shqipëria zyrtarisht njeh 9 minoritete, mes tyre edhe bullgaret, pakica e vetme njohja e se cilës u shoqërua me debate. ?E vërteta është se nje gjuhe me shume, nje kulture me shume, nje kënge me shume une them se pasurohet edhe kultura shqiptare. Këtu nuk behet fjale per pretendime territorial te këtyre pakicave, por te jene te lira.? Sipas Hoxhaj bullgaret zyrtarisht figurojnë qe ne kohen e Zogut dhe një regjistrim i viteve 1932-1933, sqaron se bullgaret jane te grupuar ne 3 zona te Shqipërisë. ?Është me vend te përmendim nje regjistrim te vitit 1932-1933 i mbretërisë se Zogut, ku përcaktohen te ndara ne 3 rajone; është rajoni i Korces ku përfshihen ato fshatra ku ka pakica bullgare. Është fshati Vernik, është zona e Gollobordës dhe ne Kukës rajoni i Gores.? Por ish-ministri i jashtëm dhe historiani Paskal Milo ngre nje shqetësim ne lidhje me vendimin per te njohur minoritetin bullgar. ?Ne kemi nje minoritet te njohur qe nga 1945, minoritet maqedonas, tani per te njëjtat territore dhe per te njejten popullsi do te kemi dy minoritete? Pra popullsia qe banon ne Prespe ne Golloborde, apo diku ne Gore do te quhet edhe minoritet maqedonas edhe minoritet bullgar? Pra nje pjese e tyre do te jene maqedonas dhe nje pjese e tyre do te jene bullgare, madje mund te ndodhe qe ne nje familje dhe ne nje fshat disa do jene bullgare, disa do jene maqedonas.? Sipas Milos kjo mund te krijoje edhe nje problem tjeter. ?Do te krijojmë nje incident politik me shtetin fqinj te Maqedonisë. A eshte e arsyeshme dhe e nevojshme kjo qe te ndodhe tani?? Drafti i miratuar nga qeveria nuk e njihte minoritetin bullgar, por kur ligji mbërriti ne parlament pas kërkesave qe erdhën edhe nga Parlamenti Europian, deputetet vendosen te njohin edhe pakicën bullgare.

Recommended