Jo vetem mode/ Elhaida Dani zbulon të rejat nga jeta private dhe personale (07.10.17)

  • 6 years ago
Pas një periudhe të gjatë mungese në tregun muzikor, këngëtarja Elhaida Dani është tmerrësisht entuziaste pasi është rikthyer
Këngëtarja ishte në emisionin ?Jo vetëm modë? përmes një interviste me gazetarin Eni Shehu ku rrëfeu të rejat e fundit nga jeta profesionale dhe nga jeta personale.
?Më mbaj?, është kënga e re e Danit e cila duket se ka të bëjë me jetën private të saj.
?Pas dy vitesh nga projekti im i fundit, nga ai i Eurovision,mendova se është moment i duhur për fansat që të rikthhem. Është normale që gjithsecili përjeton momentet e veta dhe historitë e veta, por unë nuk do të shprehem sepse kam qejf ta mbaj për vete jetën personale. Kam shumë dashuri në jetën time, sidomos kur vij në Shqipëri e ndjej më shumë dashurinë. Po flitet për Elhajdën e mbuluar me shami, nuk e kuptoj pse është rikthyer. Unë nuk kam qenë e mbuluar asnjëherë me shami pork am qenë e ftuar në evente ku kishte një kod veshje dhe nuk ishte apsolutisht problem për mua. Jam e para shqiptare që jam pjesë ?Esmeraldës?, kam bërleksione të gjuhës franceze, kërcimi etj. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe jam e lumtur që jam pjesë e këtij projekti. Unë jetoj vetëm dhe unë e dua shumë privatsinë time, në fillim ishte pak e vështirë të jetoj vetëm. Tashmë jam duke bashkëpunuar me një nga producentët e këngëtares Sia dhe jam shumë e lumtur?, tha Dani.

Recommended