Fluks pacientësh në QSUT - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me ardhjen e vjeshtës, nis qarkullimi i virozave te ndryshme. Vetëm gjate nje jave, 11 mije persona rezultojnë te prekur nga infeksionet e rrugëve te frymëmarrjes.

Per shkak te temperaturës se larte, panikut te prindërve dhe mungesës se besimit te mjeket e lagjes, fluksi i pacienteve përqendrohet ne urgjencat e qendrës spitalore. Vetëm 24 orët e fundit ne pediatrinë e QSUT kane marre shërbim 350 paciente te vegjël.


Krejt ndryshe është situata ne qendrat shëndetësore. Vizitat jane me te pakta, ndonëse mjeket pohojnë per shtimin e shqetësimeve nga virozat. Ende nuk ka grip, por vetëm infeksione te rrugeve te frymëmarrjes.

Specialistet e shëndetit publik thonë se kemi hyre ne stinën e virozave gripale dhe kulmi i tyre pritet ne muajt e pare te dimrit. Per te shmangur komplikacionet nga gripi, mjeket rekomandojnë vaksinën, veçanërisht per te vegjlit, nenat shtatzëne dhe te sëmuret kronike.

Recommended