Rudina/ Nesër nis Lotaria Amerikane, gabimet që nuk duhet të bëni (02.10.17)

  • 6 years ago
Lotaria Amerikane do të fillojë zyrtarisht nesër më datë 03.10.17, në orën 18:00. Si çdo vit interesi për aplikimin në Lotarinë Amerikane është tejet i lartë dhe këtë e konfirmojnë edhe Emily Enright dhe Lorenc Mansaku, përfaqësues të Ambasadës Amerikane të cilët ishin të ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan.
Sipas Mansaku këtë vit do të ketë edhe një ndryshim I cili do të vihet re gjatë përfundimit të procesit të aplikimit dhe kur bëhet verifikimi i të dhënave do të keni mundësinë të shikoni foton
?Interes ka, ne e shikojmë këtë edhe në ?Facebook? ku na pyesin shumë për kushtet. Për të marrë pjesë ka dy kritere kryesore, ose duhet të keshë shkollën e mesme me kohë të plotë, ose eksperienca e punës, por arsimi është kryesisht ai që i kualifikon shqiptarët. Ka një ndryshim këtë vit, që kur bëhet verifikimi i të dhënave do të keni mundësinë të shikoni foton. Këtë vit kjo është e mundur dhe ne sugjerojmë që të shikoni me saktësi informacionin që keni hedhur për të aplikuar. Ka vetëm një faqe ku mund të aplikoni: DVlotterystategov.as
Gjuha angleze nuk është kriter për lotarine dhe as mosha gjithashtu. Çdokush ka të drejtë të aplikojë. Duhet të keni parasysh gjithashtu që të aplikoni me statusin aktual, nëse jeni në proces divorci, ju duhet të përfshini bashkëshortin tuaj dhe fëmijët nëse keni?, Emily Enright dhe Lorenc Mansaku.

Recommended