Kush vjen per dreke/ Perballja Malaj-Hazizi ne kuzhine, ja kush ishte pjata me e mire (02.10.17)
  • 6 years ago
Politikania Nora Malaj dhe aktori Gentian Hazizi ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan nga ku u përballën me recetat e tyre.
Malaj kishte zgjedhur të gatuaj një pjatë makarona me mish të grirë dhe tarator, ndërkohë që aktori gatoi makarona me gaforre.
Në fund të emisionit politikania, Hazizi dhe moderatorja Arjola Shehu provuan pjatat, ndërkohë që në fund pjata e aktorit u shpall si pjata më e mirë.