Stop - Libri “seksual” në shkollën e Yzberishtit, fajtor shpallet roja i shkollës! (27 shtator 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pak ditë më parë ?Stop? transmetoi rastin e shkollës 9-vjecare ?Kongresi i Manastirit? në Yzberisht dhe librit me përmbajtje të fortë seksuale, që kishte depërtuar në shkollë, tek nxënësit e klasave të treta. Një ditë më pas, drejtoria arsimore pezulloi drejtoreshën e shkollës. Por duket se vetë drejtuesit e shkollës e kanë gjetur ?kokën e turkut?, rojen e shkollës. Në redaksinë e emisionit mbërritën informacione, që roja, Hysen Hila, është pushuar, pasi lejoi hyrjen e gazetarëve të ?Stop?. Vetë Hila tregon për psuhimin nga puna, por zëvendësdrejtoresha thotë, se kjo është në dorë të bordit. Në mënyrë të beftë kryetari i bordit, Mustaf Kovaci, thotë, se roja Hysen Hila, nuk është pushuar, por mund të ketë qenë i sëmurë, që nuk është paraqitur disa ditë në punë...

Recommended