Rudina/ Leskaj flet per familjen, tregon marredheniet me nuset e djemve (26.09.17)

  • 6 years ago
Politikania Valentina Leskaj ka folur sot në emisionin ?Rudina?, për familjen e saj dhe e ka cilësuar si dhuratën më të çmuar.
Leskaj quajti veten me fat për bashkëshortin që ka në krah dhe rrëfeu se ai ka vlerësuar gjithmonë punën që ajo bën. Po ashtu politikania ka folur edhe për marrëdhënien me nuset e djemve teksa tha se është shumë e çlirët me ta.
?Familja është dhurata më e çmuar që më ka dhënë Zoti. Unë kam dy djem dhe 4 nipa dhe mbesa dhe e quaj veten një nënë me 8 fëmijë, marrëdhëniet i kam të shkëlqyera si me djemt edhe me nuset. Por padyshim që bashkëshorti im ka versuar dhe ka çmuar atë që unë bëj. Ai është inxhinier kimist dhe ka qenë student kur ne jemi lidhur, ai është pak më i madh se unë. Kam qenë dyfish me fat për fëmijët e mi se kanë qenë model, unë kam qenë shumë e angazhuar me fëmijët por kam ndjerë difiçit për kohën fizike. Kam keqardhje që nuk i kam shijuar aq sa ata meritojnë dhe aq sa do të doja unë. Mardhënia me nuset është shumë e çlirët, unë ndihem shumë mirë dhe besoj se edhe ata ndihen shumë mirë për aq kohë sa edhe ata janë aq të afërta? tha Leskaj.

Recommended