Stop - Skandali i tenderit të lavanterisë në Spitalin e Durrësit dhe shkeljet! (20 shtator 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? ka investiguar dhe zbuluar shkeljet flagrante të tenderit të lavanterisë nga Spitali i Durrësit. Në tender morën pjesë 4 operatorë, po si për cudi fitoi ?Sanitary Cleaning?, një bashkim i 3 kompanive, që rezulton problematik.80% e dokumentave të dorëzuara nga fituesi i tenderit nuk janë origjinale, në kundërshtim me procedurat ligjore. Vec kësaj, një nga ortakët, ?A.G. Laundry? në prokurën e posacme të bashkëpunimit, e ka marrë vulën apostile dy ditë pas firmosjes së kontratës. Nga ana tjetër, Mimoza Deliu, aksionerja e firmës fituese ka probleme edhe me faturat tatimore e OSHEE. Juristja e prokurimeve dhe nëndrejtori i spitalit Endrit Shehu mbeten pa tekst, kur u kërkohet shpjegim për shkeljet.

Recommended