Sërish tritol biznesmenit Arlind Lala

  • 6 years ago
Për të dytën herë brenda pak ditësh vendoset eksploziv në aktivitetet private të biznesmenit Arlind Lala. Pas shpërthimit javën e kaluar në laboratorin e tij dentar në Shijak, një tjetër biznes i 33 ? vjeçarit është sulmuar me lëndë plasëse.

Këtë herë objektiv ka qenë magazina e marrë me qera prej tij, në të cilën përpunohen mbetje spitalore. Sipas policisë, eksplozivi është hedhur nga jashtë, duke shpërthyer dhe për pasojë pati dëme materiale tek dera e dhomës frigoriferike.

Sipas burimeve, autorët dyshohen se janë banorë të qytetit të Shijakut. Kjo pasi më herët, ata kanë protestuar kundër ndërtimit të inceneratorit për grumbullimin e mbetjeve spitalore e veterinare dhe më pas asgjësimin e tyre në një zonë të banuar. Protesta e tyre u zhvillua 10 ditë më parë dhe u mbështet edhe nga Bashkia e qytetit.

Tv Klan

Recommended