Rëndohet bilanci i viktimave në Meksikë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ka shkuar në 60 numri i viktimave nga tërmeti 8.1 ballësh që goditi Meksikën një ditë më parë. Të paktën 200 të tjerë raportohen të plagosur, ndërsa mbi 50 milionë meksikanë ndjenë lëkundjet e tërmetit të fuqishëm. Presidenti i vendit Enrique Pena Nieto tha se bilanci nuk është ende përfundimtar. Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet në gërmadha për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Lëkundja zgjati thuajse një minutë dhe u pasua nga disa goditje të tjera, me e forta 5.7 ballë, duke shkaktuar panik të madh. Shumë njerëz dolën në rrugë në e mes të errësirës nga frika se tërmeti mund të shkatërronte shtëpitë dhe t?i zinte brenda.
Lëkundjet e forta të tokës janë ndjerë edhe në qytetet përreth. Por numri më i madh i viktimave është raportuar në Meksico City.

Ky është tërmeti më i fortë që godet vendin në një shekull. Zona më problematike paraqitet në bregdetin jugor. Autoritetet japin alarmin se fatkeqësia natyrore pritet të pasohet edhe nga uragani Katia në bregun e tij lindor, i cili po afrohet me erëra që mbërrijnë ne shpejtësinë 140 km për orë.

Recommended