“Rama 2”, bilanci i 300 ditëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama mblodhi sot në qytetin e Vlorës ministrat e kabinetit të tij, në një takim informal që ka në fokus punën e bërë gjatë 300 ditëve të para të mandatit të dytë qeverisës.



Diskutimet që po zhvillohen në ambientet e vilave qeveritare larg vëmendjes së mediave, nisën në orën 10. 00.



Burime nga takimi bëjnë të ditur se kryeministri Rama ka dëgjuar bilancin e bërë nga të gjithë ministrat që kanë pothuajse një vit në detyrë në këtë mandate të dytë.



Të dhënat janë prezantuar duke qenë të krahasuara me objektivat e vendosura që me shpalljen e programit qeverisës në shtator 2017. Po ashtu do të bëhet dhe një analizë e çështjeve të prezantuara në Portalin e Bashkëqeverisjes dhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.



Nuk dihet ende ecuria e analizës për punën e ministrave, por ato do t?i paraprijnë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në vjeshtë. Aty mund të prezantohen edhe ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar.



Kryeministri Rama ka premtuar ndërkohë një vit të mbushur me punë e përpjekje maksimale, në funksion të marrjes hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian qershorin e vitit tjetër.



Po ashtu, qeverisja pritet të jetë e angazhuar maksimalisht edhe në funksion të përgatitjes për zgjedhjet lokale qe janë pas 10 muajsh.