Historia e përsëritur e Bmw X6 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si për ironi të fatit Bektash Muka, i cili i cili çau postbllokun e policisë dy ditë më parë ka bërë të njëjtën gjë edhe para 1 viti. Këto janë pamjet e muajit shkurt të vitit 2015 kur makina tip Bmw X6 ndalohet nga patrulla ?Shqiponja? në rrugën ?Sami Frashri?. Gjithçka duket në rregull, por në një moment Bektash Muka largohet madje dëmton dhe mjetin e policisë. 25-vjecari i shpëtoi postbllokut te policisë se Tiranës dhe 2 ditë më parë, por gjatë ikjes nëpër rrugicat e Komunës së Parisit u përplas me murin rrethues të një shtëpie private. Ne ndjekje e sipër ata kishin shtuar shpejtësinë, por shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi ne oborr. Por arratia nuk zgjati shume. Pas prangosjes, policia gjeti brenda nje çante dore ne makine nje pistolete te markës Klok me 11 fishekë. Tre te rinjtë u çuan ne qeli, ndërsa tashme iu duhet te përgjigjen për disa akuza.

Recommended