Dite historike per shqiptaret - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare kanë marrë pjesë në ceremoninë e Shenjërimit të Nënë Terezës, në sheshin ?Shën Pjetër? në Vatikan. Presidenti Nishani dhe Kryeministri Rama me bashkeshortet ndoqen nga afer ceremonine historike per kombin shqiptar. Në sheshin qendror te Vatikanit ishte edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ne njoftimin e zyres se shtypit thuhet se Shenjtërimi i Nënë Terezës është për të gjithë shqiptarët një ngjarje e jashtëzakonshme. Meta ka theksuar se Nënë Tereza i përket mbarë njerëzimit me modelin e jashtëzakonshëm që ajo solli dhe frymëzoi në të gjithë botën për të ndihmuar dhe për t?i shërbyer njerëzve më të varfër. Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kjo është një ditë e madhe për kombin shqiptar! Ai ka nenvizuar se Nënë Tereza, do të jetë shenjtorja më e re e Kishës Katolike, frymezimi yne dhe i mbare qytetërimit për t?ju përkushtuar ndihmes dhe shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve, të semurëve.

Recommended