Rudina- 20-vjetori i “Opinion”, Blendi Fevziu zbulon detaje (06.09.17)

  • 7 years ago
Në prag të celebrimit të 20-vjetorit të ?Opinion?, autori dhe moderatori, Blendi Fevziu ka zbuluar sot në ?Rudina detaje nga emisioni.
Fevziu zbuloi disa prej të ftuarve të cilët kanë pranuar të rikthehen nesër në ?Opinion?. Moderatori tha se disa prej të ftuarve do të jetë: Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Ilir Meta, Lulzim Basha, Edi Rama, Bexhet Pacolli etj.
Gazetari tha se ditën e nesërme do të mbajë veshur karvatën e emisionit të tij të parë që është transmetuar në gusht të 1997.
Emisioni i ditës së nesërme do të mbahet përpara Universitetit Politeknik të Tiranës në ambient të hapur dhe do të kenë mundësi ta ndjekin edhe qytetarët.

Recommended