Shkolla të reja në Tiranë, investimi në zonën e Kombinatit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në shtator të këtij viti 1200 nxënës të shkollës ?Betim Muça? në Kombinat do të zhvillojnë mësimin në një ambient krejtësisht të ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtoi se brenda mandatit të parë do të përfundojë edhe ndërtimi i 16 shkollave të tjera.

?Të gjithë bashkë kemi bërë një përpjekje, duke filluar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, te administratori, stafi i bashkisë dhe gjithë komuniteti që ka mirëpritur një nga investimet më madhore të projektit tonë ambicioz të 20 shkollave. Në Tiranë ka qenë rutinë ndërtimi i një shkolle në vit, kurse ky vit është një rast i paprecedentë sepse hapim 4 shkolla të reja. Vitin tjetër do të kemi 16 shkollat e projektit tonë për 20 shkolla?.. ?Në ditët e para të shtatorit, kur edhe regjistrimet të kenë marrë hov, do të kemi një nga shkollat më fantastike të qytetit të Tiranës. Besoj se shpresa e madhe e Tiranës lind në këto klasa, që përkthehet në uljen e presionit të mësimit me 2 turne për 3-4 shkollat e tjera të Kombinatit, çka siguron që në Kombinat, të gjitha mësimet të bëhen me një turn?.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, bashkia po punon që disa prej mësuesve me rezultatet më të mira në portalin ?Mësues për Shqipërinë?, të bëhen pjesë e stafit të ri akademik të shkollës ?Betim Muço?.

?Kemi një bashkëpunim fantastik me Drejtorinë Arsimore. Nga java tjetër do të fillojmë aplikimet për regjistrim në këtë shkollë. Me të bërë regjistrimin, do të sigurohemi që disa nga ata që kanë dalë më mirë në portalin ?Mësues për Shqipërinë?, të japin mësim këtu. Pra, kursejmë energji, kohë, para dhe nuk dyndemi të gjithë në Tiranë apo në shkollat e tjera të Kombinatit, por do të kemi një shkollë fantastike 9-vjeçare në zemër të Kombinatit, për të lehtësuar stresin e prindërve që duan më të mirën për fëmijët e tyre?.

Me përfundimin e punimeve Shkolla e re 9-vjeçare ?Betim Muço? do të ketë 27 klasa dhe 6 laboratorë, që do mbulojë nevojat e 1200 nxënësve. Gjithashtu, shkolla do të ketë palestër dhe 3 terrene sportive të jashtme, të cilat do t?i shërbejnë edhe gjithë zonës së Kombinatit.

Recommended