Rikonstruktohet shkolla “Siri Kodra” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të rifillimit të sezonit arsimor, Bashkia e Tiranës është fokusuar në investimet tek shkollat e kryeqytetit. Investimi i radhës ishte tek shkolla ?Siri Kodra?, ku mësojnë 6000 nxënës. Kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në këtë shkollë tha së në njësinë numër 8 në Tiranë, të gjitha shkollat janë rikonstruktuar.

?Jam shumë i kënaqur që të paktën në një njësi të Tiranës po mbyllim rikonstruksionin e të gjitha institucioneve arsimore. Kemi qenë në çdo çerdhe, në çdo kopsht, në çdo shkollë, po mbarojmë punë te ?Siri Kodra?, që viti shkollor të na gjejë gati. Gjithashtu, edhe Shkolla e Kuqe është në përfundim e sipër, ndaj mund të themi me gojën plot se ka filluar kompletimi, një nga një, i njësive të Tiranës me të gjitha institucionet arsimore. Do të punojmë gjatë gjithë muajit gusht, pa ndërprerje, edhe ditët e para të shtatorit, për t?u siguruar që të mbyllim të gjitha kantieret e hapura në Tiranë?, tha Veliaj.

Pjesë e investimeve të bashkisë është edhe sistemi i ngrohjes në shkolla.

?Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë. Do të thotë që më shumë investime do të shkojnë si për ngrohje, si për ftohje, gjithmonë e më shumë investime për mbrojtje nga përmbytjet, kur kemi dimër të vështirë dhe vjeshtë të vështirë. Këtu kemi ndërhyrë edhe me kanalizimet e lidhura me kolektorin kryesor dhe rruga ?Siri Kodra?, nga një rrugë problematike, u bë viti i dytë që nuk kemi patur përmbytje si ato më parë. Kështu që besoj se me emrin e mirë të ?Siri Kodrës? si për rrugën, si për shkollën, të kemi një cilësi që i përgjigjet po këtij emri dhe po këtij reputacioni?, theksoi Veliaj.

Njësia numër 8 në Tiranë është një nga zonat, e cila tashmë ka të rikonstrukutra të gjitha shkollat, çerdhet, dhe kopshtet.

Recommended