Ismailaj dëmshpërblen OSHEE 9.5 milionë euro - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kastriot Ismailaj do t?i japë 9.5 milion euro si dëmshpërblim OSHEE-së. Ky është vendimi që ka dhënë Gjykata e Tiranës kundrejt ish-administratorit të kompanisë ?DIA? pas padisë së ngritur kundër tij. Sipas vendimit dhene nga kryesuesja e trupit gjykues Rezarta Balliu, Ismailaj është i detyruar ta paguajë shtetin si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive, si dhe fitimin e munguar.Biznesmeni Kastriot Ismailaj u përball me një padi civile nga OSHEE-ja. Përmes saj operatori i shpërndarjes kërkoi të dëmshpërblehet me rreth 8 milionë euro nga i padituri Ismailaj. Ndërsa pjesa tjeter e parave duhet paguar per përfaqësinë e avokateve te shtetit shqiptar ne arbitrazh.Për vendimin e Gjykatës ka reaguar edhe juristi i OSHEE Romeo Kara, i cili kishte bere me herët ne emer te shtetit shqiptar nje padi penale ndaj Kastriot Ismailaj. Sipas tij, fale përpjekjeve dhe nje pune 18 mujore thellësisht profesionale u arrit objektivi i radhës, pas atij ne arbitrazhin e Vjenës.

Recommended