Ekspertët kundër ”Spitallës” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vendim surprizë dhe klientelist e ka cilësuar ambientalisti Lavdosh Ferruni vendimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për të ndërtuar në zonën e Spitallës një uzinë Ferrokromi. Sipas tij është e pamundur që në një vend bregdetar të zhvillohet industria e rëndë. Për Ferrunin kjo vendimmarrje është një gafë që duhet të korrigjohet. Sipas ekspertëve, Shqipëria është e papërgatitur për të zhvilluar dhe menaxhuar industri të tilla ndotëse. Ferruni shpjegon edhe efektet që do të ketë në shëndetin e njerëzve përreth në rast të zhvillimit të këtij projekti. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka shpallur fituesin qe do të marrë me koncesion 100 ha tokë në zonën e Spitalles, për 99 vjet. Projekti i kompanisë fituese parashikon ndërtimin e një uzinë të pasurimit të ferrokromit. Shkaku i miratimit të këtij projekti duket se është pasurimi i disa individëve, në dëm të ambientit njerëzve përreth, duke skualifikuar projekte të tjera serioze.

Recommended