Atentat në Tiranë, plagoset me armë zjarri 22-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I riu përleshet me grabitësin, plagoset pronari i argjendarisë.Një tentativë grabitje për pak sa nuk përfundoi me viktima.22-vjeçari Vangjel Kashara pronar i një argjendarie në rrugën e Dibrës fare pranë medresesë, u përlesh me autorin e grabitjes, por mori një plumb fare pranë qafës.Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se autori hyri në ambientet e argjendarisë i pamaskuar, ndërsa nën kërcënimin armës kërkoi para. Këtu hasi në rezistencën e Kasharës e në ikje e sipër jashtë ambienteve të biznesit, qëlloi 22-vjeçarin që e ndiqte nga pas.Në biznes u sekuestruan dhe disa kamera sigurie, ndërsa agresori mësohet se ka vepruar i vetëm dhe u largua në rrugicat pas pallateve.Burime pranë policisë thanë se ngjarja e rëndë nuk është e para për familjen Kashara. Në 1997 në një tjetër tentativë grabitje të argjendarisë së familjes mbeti e vrarë e ëma e Vangjelit, Flutura Kashara. Në atë kohë krimin i rëndë mbeti pa autor, ndërsa e njëjta skenë u ripërsërit mesditën e kësaj të hëne.

Recommended