Skulpturat “pushtojnë” Korçën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është koha kur Korça rijetëzohet nga skulpturat. Sepse për të tetin vit radhazi ky qytet përjeton atë që nuk e gjen në asnjë vend tjetër të Shqipërisë.Ndryshe nga edicionet e shkuara ky edicion është pagëzuar me emrin ?Simpoziumi i skulpturave?, sepse përtej një festivali të artit vizual, në Korçë janë bërë bashkë artistë të huaj e shqiptarë, arkitektë e kuratorë për të menduar pak më gjatë mbi atë që meriton natyra.E veçanta tjetër e këtij simpoziumi është se të gjithë skulptorët vijnë nga Europa e Azia e largët. Mbresa të jashtëzakonshme ka krijuar edhe Xhena Li skulptorja nga Koreja e Veriut që vjen për herë të parë në Shqipëri.Deri më tani në parkun e qytetit janë 50 skulptura nga artistët pjesëmarrës që ashtu sikurse edhe arkitektët do të qëndrojnë 12 ditë në Korçë, për të parë mundësinë e integrimit të këtyre skulpturave edhe në parqe të tjera të vendit.

Recommended