Rama në “Kongresin Botëror të Naftës” në Stamboll - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama, i cili ndodhet në Stamboll në Kongresin Botëror të naftës, u shpreh se Shqipëria ka rezerva të pashfrytëzuara nafte dhe se në të ardhmen, vendi mund të bëhet fronti i ri i naftës në botë. ?A mundet Shqipëria te jetë fronti i ardhshëm i naftës? Ne fakt është e njëjta pyetje qe shtron Forbsi. Vetëm pak vite më parë, pas një të shkuare të trazuar, Shqipëria e pasur me burime po përpiqet të modernizohet për t?u bërë një vend i mirë për të kryer biznes dhe me sukses mbreslenes. Ne te kundërt të historisë së trazuar të vetë Shqipërisë zhvillimet në fushën e naftës priten të kenë një fund të lumtur, shkuan me tej artikulli. Ajo çfarë nuk përmendi artikulli, është se kureshtja për burimet e naftës shkon në kohë përpara krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Kur gërmimet nisën në fillim të viteve 1900, titujt aso kohe e konsideronin Shqipërinë tërësinë e re të evropës. Koha tregoi se këto premtime ishin tejet optimiste, por megjithatë vendi ynë ka rezerva të mëdha të pandryshuara, që mund të na bëjnë potencialisht një front i ri naftë milje larg nga nxehtësia e Lindjes së Mesme.? Qeveria, theksoi Rama, e konsideron sektorin energjetik si strategjik dhe fokusi kryesor është rritja e furnizimit për konsumatorët shqiptar. ?Po ashtu na duhet të arrijmë të kuptojmë se duhet të veprojmë të gjithë sëbashku. Kësisoj bashkëpunimi qeveritar me shoqëri tregtare të sektorit privat të interesuara të kryejnë biznes në vendin tonë, është shume i rëndësishëm për të siguruar një rritje te qëndrueshme e të vijueshme të sektorit të naftës. Qeveria jone e konsideron sektorin energjetik si sektor strategjik, dhe fokusi kryesor është rritja e furnizimit për konsumatorët shqiptar dhe vijimi i përparimit drejt integrimit të tregut energjetik shqiptar ne tregun tonë rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe më tej në tregun evropian. Industria e naftës si pjesë kryesore e sektorit energjetik në Shqipëri është shumë e rëndësishme për shkak të një sërë faktorësh dhe do të theksoja se është me shumë rëndësi, fakti se Shqipëria është në rrugë kryqe të rëndësishme për Europën.? Një ditë më parë, Rama zhvilloi edhe një bisedë 90 minuta me presidentin turk Rexhep Taip Erdoigan, me të cilin foli për projektet e përbashkëta.

Recommended