Selami: Partia Demokratike, monopol i Bashës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka sulmuar Lulzim Bashën, duke thënë se e ktheu me kohë Partinë Demokratike në një monopol, duke vendosur për gjithçka vetë. Në takimin me anëtarësinë e Bulqizës, ai tha se për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, Basha ndoqi rrugën e paraardhësit Berisha, pa konsultat e nevojshme. Selami premtoi se duke qenë ai kryetar i PD, kjo e fundit do të ringrihet fuqishëm dhe të gjitha vendimet do të merrem pas këshillimit me bazën. Votimet për kryetarin e PD-së do të zhvillohen më 22 Korrik, ku përmes parimit ?një anëtar, një votë?, anëtarësia do të votojë për kreun e ri me një mandat 4-vjeçar.

Recommended