Bregu kundër Bashës: Gabim të bëhen zgjedhjet tani, pa asnjë garanci për rivalët

  • 7 years ago
Ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e PD-së në tri legjislatura, Majlinda Bregu, ka theksuar se zgjedhjet brenda partisë në muajin korrik, në një kohë që askush se ka mendjenaty, e për më tepër pa garanci për rivalët e Bashës që do të garojnë, janë ngabim i madh.

Një ditë pasi Lulzim Basha ngriu të gjitha funksionet e tij si Kryetar i Partisë Demokratike, dy nënkryetarët e kësaj force politike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho hapën zyrtarisht procesin zgjedhor për kreun e ri të PD-së. Vendimi përcakton që zgjedhjet për drejtuesin e ardhshëm të demokratëve do të mbahen në 22 korrik, kohë kur mbaron edhe mandati si kryetar i Lulzim Bashës.Kandidati i parë zyrtar, përballë Lulzim Bashës është ish- deputeti Eduart Selami. Por, Bregu përsërit se po gabohet!

?Po ju them përsëri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 gradë, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat janë garancitë për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike! Është njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta!?, shkroi Bregu në një postim në median Sociale, një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha delegoi përgjegjësitë e tij organizative tek dy nënkryetarët e Partisë dhe sekretari i Përgjithshëm.

?Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin "e ngrirë"apo kundër Lulzimit "të shkrirë", është gabim. Ta kthesh sot, tani, PD-në në një shesh për përshesh, pasi shqiptarët na dhanë 190 mijë vota minus, më zi se në zgjedhjet e '97-ës, është gabim. Po jua them sot të gjithëve, kujt është me Lulzimin dhe kujt është kundër tij:Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi!?, tha ajo.

Bregu tha se ajo kërkonte ?heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfarëdo organizate, pavarësisht emrit që ka."

Ajo kritikoi Bashën edhe se kishte pretenduar ta drejtonte partisë si Sali Berisha, pa qenë Sali Berisha.

?Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s'lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato.Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës. Do të thotë të humbasësh në çdo hap njerëz, të bjerrësh në çdo metër rruge besimin dhe respektin e njerëzve për PD-në.?

/tvklan.al

Recommended