Sekuestrohen dokumentet e tenderit për hotel “Dajtin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për hedhur më dritë mbi tenderin e rikonstruksionit të ish-hotel ?Dajtit?. Prokurori Endri Bimi ka përfshinë në hetim jo vetëm procedurat e tenderit 16 milionë euro, por edhe blerjen e ish-hotel ?Dajtit? nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, për një shumë prej 30 milionë eurosh.Burime të organit të akuzës konfirmuan për Vizion Plus se hetimi është përqëndruar tek shpërdorimi i detyrës nga administrata e bankës. Hetimi nisi pas publikimit në media të fakteve që tregonin se banka e Shqipërisë po refuzonte transparencen mbi këtë prokurim, e konkretisht emrin e kompanisë fituese dhe kriteret e përzgjedhjes së saj.Vlera e parë për rikonstruksionin ishte llogaritur 16 milionë euro. Ajo më pas u rrit në 18 milionë,por më pas u ul sërish në fondin fillestar. Ekspertë të fushës vlersojnë se kostoja prej 16 milion eurosh konsiderohet e lartë dhe madje abuzive në raport me madhësinë e godinës që do të rikonstruktohet, cka ngre akoma më shumë dyshimet për një skandal financiar me këtë tender.

Recommended