Stop - Debitor prej dy vjetësh në OSHEE për pagesën e kamatës së kamatës...! (08 qershor 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Ismet Izeti prej vitesh kishte 2 fatura energjie pa paguar dhe në vitin 2015 bën pagesën përmes bankës. Por prej dy vjetësh, OSHEE nuk ia heq emrin nga sistemi.Një gjë e tillë e penalizon zotin Izeti, pasi ai nuk mundet të kalojë kontratën nga statusi ?privat? në ?familjar?.Pas interesimit të ?Stop?, punonjësit e OSHEE fillimisht thonë, se nuk e kanë shkresën e pagesës së kamatës. Ndërsa në një tjetër përgjigje, thuhet, se zoti Ismet Izeti nuk ka paguar kamatën e kamatës.

?Kam patur dy fatura pa paguar, ishin harruar. Me bankë u paguan sipas rregullit, gjithashtu dhe kamata. Kam që në 2015 deri më sot nuk ma hiqet nga sistemi dhe kjo bëhet pengesë për çfarëdo lloj problemi që kam unë. Përshembull, tani kam një problem, dua që çmimin privat ta kaloj në atë familjar sepse deri më 31 Dhjetor e kam pasur me qira dhe kanë ikur. Vij këtu thonë nuk bëhet sepse duhet të hiqen nga sistemi faturat dhe kamatat, pastaj të bëhet kjo. Vij në Tetor 2016 dhe më thonë zotërinjtë të përsërit edhe një herë ankesa dhe mbase e heqin. E përsërita e deri më sot nuk është hequr nga sistemi.?

Ismet Izeti shprehet se ka shkuar shpesh pranë zyrave të OSHEE për të parë nëse ia kanë hequr emrin nga sistemi, por vazhdon të qëndrojë edhe pse është ankuar shpesh herë. Punonjësit e OSHEE i thonë t?i drejtohet drejtorisë, pasi ekziston një bord që merret me këto probleme.

?Tani unë s?e heq dot, këta s?e heqin dot, bordi po e po që s?do t?ia dijë!?

Kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? i drejtohet Kujdesit ndaj Klientit, në zyrat e OSHEE.

Qytetarja ? Ne i kemi (faturat e bankës) dhe të faturave dhe të kamatave (kamatë- vonesat).Ja, një sekondë.

Punonjësja 1 ? Po, ma jep ta shikoj!

Qytetarja ? Paguar faturë është kjo, paguar kamatë ? vonesë është kjo. Paguar faturë është kjo tjetra, paguar kamatë është tjetra këtu.

Punonjësja 1 ? Një sekondë, t?i shikojmë me rradhë të lutem! Kjo është paguar kamatë, kjo?

Qytetarja ? Vonesë, po.

Punonjësja 1 ? Ku është?

Qytetarja ? Ja, ja! E ke këtu, paguar kamatë-vonesë.

Punonjësja 1 ? Për faturën 63158. Po mbase zotëria s?e ka dorëzuar për shembull, se këtu nuk e thotë.

Qytetarja ? Si nuk e ka dorëzuar? Po jo pra, se përderisa ne e kemi marrë?

Punonjësja 2 ? Gjithë dokumentacionin që kam, kjo është. Kjo është nxjerrë nga?

Ismeti ? T?i kam dorëzuar të dyja. Jeni në dijeni që kam marrë dhe kamatë.

Punonjësja 2 ? Kjo është një ankesë që është bërë, jo të dyja. Tjetrën e ke me tjetër njeri, s?e ke me mua.

Qytetarja ? Nuk e di unë se cili operator është. Ne po flasim në gjendjen e përgjithshme.

Ismeti ? Unë ato që kam marrë, kam sjellë dokumentat. Unë flas me atë që ke bërë me mua.

Punonjësja 1 ? Zonjë, për gjendje të përgjithshme nuk mund t?i hap unë të gjitha këtu. Duhet të shkoni tek drejtoria, të interesoheni.

Qytetarja ? Po ju po i mohoni pra.

Punonjësja 1 ? Unë po mohoj se po shikoj se çfarë kam...

Recommended