Stop - E heqin nga puna për zjarrin në burgun e Shën Kollit, por ishte pushim! (08 qershor 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu burgun e Shën Kollit në fund të korrikut të vitit 2016 e për pasojë, një person humbi jetën. Incidenti i shkaktoi humbjen e vendit të punës 11 punonjësve, mes të cilëve Zef Kacelit, 20 vjet në detyrën e teknikut të ndërlidhjes dhe operatorit të kamerave.Por Kaceli tregon në ?Stop?, se të shtunën e zjarrit ka qenë pushim.Specialisti i informacionit, Pashko Toci, pohon me përgjegjësi, se Zefi nuk është njoftuar për të ardhur në punë, pas rastit emergjent, pasi ai vetë është personi i vetëm, që ka bërë njoftimet.E megjithatë, Zef Kaceli ka gati një vit në mes të katër rrugëve, duke kërkuar të drejtën e vendit të punës.
"Unë quhem Zef Kaceli dhe ka 20 vite që punoj në burgun e Shën Kollit si teknik ndërlidhje dhe operator kamerash. Më datën 30 Korrik 2016, ora 15:30, ka rënë zjarr në paraburgim, në katin e dytë, ku mbeti i asfiksuar një i dënuar. Unë në atë kohë isha te shtëpia ime, duke fjetur. Unë kam qenë pushim ditën e shtunë dhe të dielën. Ditën e shtunë, në orën 08:00, kam dal në punë pas një thirrje të shefit të policisë, Fred Preçi, i cili donte të shihte disa kamera, një kontroll nga Drejtoria e Burgjeve për kapjen e celularëve. Kam ardhur në punë, ia kam liruar dhe jam rikthyer në shtëpi sepse kam qenë pushim. Në orën 16:40 kam hapur televizorin dhe kam parë ngjarjen, që në burgun e Shën Kollit kishte rënë zjarr.?

Zef Kaceli shprehet se ka humbur vendin e punës sepse kanë dashur ta zëvendësojnë me dikë tjetër, pasi për motivacionin që i është dhënë, ai nuk ka qenë prezent. Në shkresën e largimit Ministria e Drejtësisë e ka cilësuar Zef Kacelin si nëninspektor dhe shef të paraburgimit, ndërkohë që ai ka qenë i punësuar si teknik i ndërlidhjes dhe operator kamerash.

Gazetarja e emisionit ?STOP? komunikoi me specialistin e informacionit në burgun e Shën Kollit, Pashko Toçin, për të pyetur se pse është larguar Zef Kaceli nga puna, kur ai ditën e ngjarjes ka qenë pushim.=

?Situatën atë ditë e kam menaxhuar unë dhe më ka takuar mua të bëj njoftimet. Unë kam njoftuar fillimisht zjarrëfikëset dhe drejtuesit e institucionit, më vonë grupet e gatshme dhe kam kërkuar ndihmë nga FNSH-ja e Policisë Lezhë dhe Drejtorisë së Përgjithshme. Kamerat dhe ndërlidhjen i kam patur në rregull dhe nuk më është dashur të njoftoja Zefin. Po të njoftoja Zefin do të ishte njësoj si të njoftoja punonjësit e policisë së turnit të tretë apo të ditës tjetër. Zefi atë ditë më ka marrë vetë në telefon rreth orës 16:30, një orë pasi kishte rënë zjarri, më ka pyetur a të vinte në institucion dhe unë i thashë nëse do të donte të vinte, por nuk ishte e nevojshme. Unë mbaj përgjegjësi për sa them. Zefi nuk është njoftuar dhe po të njoftohej vetëm nga ana ime. Zërat e tjerë që është njoftuar me telefon, e kam marrë me telefonin tim, nuk ka mundësi sepse ata që kanë qenë në shërbim nuk duhet të kenë telefoni...

Recommended