“Kosova e Serbia, dy vende të pavarura” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa bëri betimin si president i Serbisë, Aleksandër Vuçic premtoi të ruajë integritetin e vendit përfshirë edhe Kosovën. Presidenti kosovar Thaçi i është përgjigjur nga Kroacia, duke e cilësuar këtë deklaratë për konsum të brendshëm.?Nuk është diçka e re që dëgjojmë nga Beogradi por Kosova është Kosovë e Serbia Serbi. Jemi dy vende të pavarura dhe sovrane, edhe presidenti i Serbisë e di shumë mirë që Kosovë është shtet i pavarur dhe sovrane, e njohur nga 114 shtet të botës, në të njëjtën kohë pavarësisht kësaj deklarate për konsum të brendshëm në Serbisë?Thaçi është takuar me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, me të cilën pati edhe një konferencë për shtyp.?Kosova do të vazhdojë procesin e integrimit euroatlantik, për liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë se Kosovës. Ushtria do të jetë në përputhje me kriteret e standardet e NATO-s, multietnike, në shërbim të paqes?.Presidentja kroate tha se FSK duhet transformuar në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese.?Kroatët e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj. Republika e Kroacisë do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për transformimin e FSK-së, e cila duhet të transformohet sipas kushtetutës?.Presidenti i Kosovës tha gjithashtu se Kosova është e angazhuar për dialog më Serbinë për të mbyllur çështjet e hapura.

Recommended