Stop - Kamera e fshehtë, sa kushton rezonanca e shtetit me Pazar privat?! (30 maj 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Edhe pse flitet cdo ditë për ?rilindjen e shëndetësisë?, ajo që ndodh në realitet është e kundërta. Një qytetar drejtohet në repartin e neurologjisë, duke kërkuar të bëjë rezonancë magnetike. Nëse ndjek planifikimin, rezonancën duhet ta bëjë në një kohë të dytë. Por nëse ndjek rrugën e ?parave nën dorë?, cdo gjë zgjidhet brenda ditës.Nga mjeku e deri tek roja i objektit, hyjnë në pazarin e parave. Mjeku imazherist nuk pranon ta bëjë me 100 mijë lekë të vjetra e në fund bien dakord për 150 mijë lekë. Pacienti bën rezonancën brenda ditës, pasi me para zgjidh cdo situatë në ?shëndetësinë e rilindur?.

Qytetari i drejtohet Shërbimit Universitar të Neurokirurgjisë për të përcaktuar një datë për kryerjen e rezonancës magnetike, por zbulon se ekziston një mënyrë për ta kryer brenda ditës.

Qytetari ? Te rezonanca, këtu.

Roja ? Te kush rezonancë? Çfarë do bësh?

Qytetari ? Do diskutoj me atë për punën e datës.

Roja ? Do ikësh atje te konsultat që të caktosh datën.

Qytetari ? E kam caktuar.

Qytetari pyet një mjek rreth datës së përcaktuar për kryerjen e rezonancës.

Qytetari ? Mund të bëj një pyetje?

Mjeku ? Po! Te neurologjia, këtej mbrapa.

Qytetari ? Atje ishte data në qershor.

Mjeku ? Është pa lekë, më kupton? Eshtë me zero lekë.

Roja dëgjon bisedën dhe i ofron një mundësi qytetarit.

Roja ? Pse? Nuk e pe fare datën?

Qytetari ? Në qershor.

Roja ? Po fole një herë, po ashtu se? këta ta bëjnë për 200 mijë lekë.

Po ashtu dhe për 150 mijë lekë ta bëjnë. Po ju them unë që e kam mikun tim. Po flas unë.

Qytetari ? Ik e fol, pra!

Roja shkon të bisedojë më doktorin dhe të hyjë ?mik? për qytetarin, i cili e takon më pas.

Qytetari ? Si kaluat?

Mjeku ? Ti je kushëriri i atij?

Qytetari ? Po!

Mjeku ? Do presësh një çikë!

Qytetari ? Po, s?ka problem, pres këtu jashtë.

Mjeku ? Sa të plotësoj ca gjëra kështu, në rregull?

Qytetari ? Ok! E mora në telefon dhe do vinte, sot apo nesër, kur do e bëjmë?

Mjeku ? Po sot është më lirë se nesër kam hall mos do jetë më rrëmujë, hajde kur të duash. Sot ishte më lirë, kupton? E ke larg ti?

Qytetari ? Mbase, një minutë- dy minuta.

Mjeku ? Mirë, prit!

Qytetari ? Hajde pak! Sa kushton ajo?

Doktori ? A fole me atë?

Qytetari ? Po ç?lidhje ka? Ne me 100 mijë lekë, se ajo ka rezonancën e pestë apo të gjashtë dhe i kemi bërë gjithmonë.

Mjeku ? Tani me shku aty te arka, ikën e paguan 20 mijë lekë (të reja), aq është.

Qytetari ? Ta lëmë 100-dëshe?

Mjeku ? S?bëhet.

Pasi qytetari bëri ?pazar? me mjekun, rikthehet te roja.

Roja ? Çfarë tha? Nuk ta bëj?

Qytetari ? 150.

Roja ? Po të thashë që i bëjnë me 200 të gjithë.

Qytetari ? T?ja jap lekët tani?

Roja ? Po kush? Ti për veten tënde e ke?

Qytetari ? Po jo, do vijë ajo tani.

Roja ? Po jepja! Jepja!

Qytetari ? Unë i thashë se i kemi bërë gjithmonë me 100 mijë lekë, kupton? 100 mijë lekë.

Roja ? Këtu, si rezonancë eshtë rez...

Recommended