Fleckenstein: Mbështetje të plotë për letrën komisioneri Hahn - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas letrës së pazakontë që Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn u drejtoi shqiptarëve, ku dënonte ashpër bojkotin e zgjedhjeve të 18 qershorit nga opozita, ka reaguar edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.Ai ka postuar një mesazh në rrjetin social twitter, duke theksuar përgjegjësinë e liderëve politikë.?Mbështetje të plotë për mesazhin e Johannes Hahn për qytetarët shqiptarë. Pas bisedimeve të mia në SHBA, të gjithë jemi të trishtuar për situatën. Përgjegjësia është gjithashtu e qartë?.Më herët një reagim erdhi edhe nga eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan, po përmes rrjeteve sociale.?Mbështetje të plotë për Johannes Hahn dhe deklaratën e tij për qytetarët shqiptarë?Në letrën e tij eurokomisioneri Hahn theksoi se liderët do të jenë përgjegjës nese devijojnë aspiratat e shqiptarëve për një të ardhme më të mire.Ndonëse shprehu keqardhjen për bojkotin e paramenduar të opozitës, Hahn nënvizoi se zgjedhjet do të zhvillohen sipas planit dhe do të vlerësohen sipas standarteve europiane e ndërkombëtare.

Recommended