Kriza politike sjell zv/ndihmës sekretarin amerikan në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas angazhimit te Brukselit ne zgjidhjen e krizës politike ne vend, javën e ardhshme pritet qe edhe Uashingtoni te angazhohet ne arritjen e nje marrëveshje mes opozitës dhe maxhorances. Te hënën ne Tirane do te mbërrije zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili do te zhvilloje takime me liderët kryesore politike.Mësohet se zëvendës ndihmës sekretarit i shtetit do te takoje kryeministrin Edi Rama, kreun e parlamentin njëherësh presidenti i zgjedhur ilir meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.Kjo vizite zhvillohet pas dështimit te negociatorit te Partisë Popullore Europiane David Mcallister, i cili tentoi pa sukses arritjen e një marrëveshje ne 25 prill. Nga ai moment ka pasur dy tryeza te thirrura nga presidenti i Republikës, por këto takime mes liderit te maxhorances Rama dhe kreut te Partisë Demokratike Lulzim Basha kane dështuar.Mbetet per t?u pare nëse vizita e zv/ndihmës sekretari amerikan te Shtetit, Hoyt Brian Yee do te çoje palët drejt kompromisit.

Recommended