Opinion - Mosbindja civile e Lulzim Bashes! (27 prill 2017)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit ?Opinion? ka deklaruar se ftesa e qeverisë ka qenë e pasinqertë, pasi prej tre muajsh kanë rënë dakord për kandidaturën e Presidentit të Republikës.

Basha tha se në funksion të kësaj janë bërë një sërë lëvizjesh për t?iu shitur publikut si lëvizje në përputhje me realitetin politik, por të imponuara nga protesta qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai shtoi se teatri politik që po luhet tani e katër vite në Tiranë është fasada e Republikës së Vjetër, ku pushtetarët bëjnë gjithçka për pasurinë, pushtetin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

Kreu i PD-së, theksoi se ky është akti i fundit i një qeverisje të dështuar, të inkriminuar dhe mashtruese.

?Prej katër vitesh, qeveria qëndron nën akuzë për korrupsion galopant siç përmendet në raportin e fundit të DASH, përmes tenderave dhe koncesioneve qindra milionëshe, të cilat kanë shkaktuar varfëri të madhe. Qëndron nën akuzë për dekriminalizimin e shtetit, si dhe qëndron nën akuzë për kthimin e Shqipërisë në pikën më të madhe të kultivimit të kanabisit?, tha Basha.

Ai tregoi se Edi Rama dhe kupola e tij kriminale është faktuar si autorja e kësaj gjëndje. Sipas tij, pala tjetër, hera-herës ka mbajtur qëndrime kritike për koncesionet, për tenderat, drogën dhe kriminelët në pushtet, por realisht për asnjë moment nuk ka kondicionuar përveç fjalëve, me votë këtë realitet të përkeqësuar të shqiptarëve.

Lulzim Basha ka deklaruar se Ilir Meta nuk mund të jetë një President konsensual. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai ka thënë se nuk e pranojnë Metën si President konsensual, pasi për kandidaturën e tij nuk janë pyetur as qytetarët dhe as faktorët politik: ?Ju duhet ta dini që një numër i madh deputetësh të LSI dhe të PS janë të shokuar nga ky lajm, sepse kanë besuar diçka tjetër. Ndërsa përshëndetjet e mija nuk i janë drejtuar asnjëherë asnjë personi, as Iliri Metës. I janë drejtuar qëndrimeve të mbajtura në momente të caktuara?, është shprehur kreu i PD-SË Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, sonte, në emisionin ?Opinion? është shprehur sërish i sigurt se në 18 Qershor nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri.

Ai tha se nuk ishte i gatshëm të tregonte që sot taktikën për të bllokuar zgjedhjet, por tha se nëse qytetarët do të provokohen, përgjegjësinë do t?a mbajnë provokuesit.

Në 18 qershor do ketë zgjedhje?

Jo. PD dhe qytetarët do sabotojnë dhe shkatërrojnë farsën elektorale. Të drejtën e votimit në pluralizëm e bën e drejta e zgjedhjes. Qeveria ka përjashtuar opozitën, ka paracaktuar rezultatin.

Do bllokoni qendrat e votimit?

Taktikën elektorale nuk do ta themi sot.

Do ketë përplasje?

Protesta jonë do të jetë paqësore. Nëse provokohen, përgjegjësitë do ti kenë provokuesit.

Kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se PD do të votojë vettingun që në orën e parë, nëse ka krijim të...

Recommended