“Asnjë tërheqje, edhe nëse ndryshon Kodi Zgjedhor” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare qe prej nisjes se protestës se opozitës, kreu i PD Lulzim Basha ka takuar presidentin e republikës Bujar Nishani. Takimi është zhvilluar ne mesdite e ka zgjatur vetëm pak minuta. Te dy protagonistet kane shmangur komentet per çështjet e diskutuara, por ky takim vjen pas atij te kryetarit te kuvendit Ilir Meta me Nishanin, qe u zhvillua mbrëmjen e se mërkurës.Pas daljes nga presidenca, lideri i opozitës Basha zhvilloi nje takim edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, pas te cilit theksoi se qëndrimi i Partisë Demokratike do te jete i njëjte, edhe ne rast se ndryshon Kodi Elektoral edhe ne rast se vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme, per shkak te moszgjedhjes se Presidentit te Republikës.Me herët Basha takoi edhe krerët e partisë ne rrethe me te cilët diskutoi rreth protestës se Kavajës. Për mosbindjen civile foli ne çadrën e protestës edhe ish-kreu i PD Sali Berisha.Berisha ka theksuar se opozita nuk do te tërhiqet nga beteja per votën e lire.

Recommended