Bashkitë do të marrin 10 mln dollarë më shumë nga buxheti

  • 7 years ago
Ligji për vetëqeverisjen e financave vendore morri miratimin në komisionin parlamentar të ekonomisë një javë më parë, por paraditen e kësaj të enjteje, një kërkesë nga bashkia e Tiranës për tu dëgjuar, çoi një draft të ndryshuar në seancën plenare. Erjon Veliaj kërkoi që të ardhurat për bashkitë të rriten.

Erjon Veliaj (kryetar i bashkisë së Tiranës)

?Makinat rrinë nëpër qytete nuk parkohen në autostradë pra bashkitë duhet të shqetësohen për parkimin, pastrimin, për dëmtimin e rrugëve do të thotë që bashkitë nuk kanë sot një % ideale por 25 % nga këto të ardhurat që i shkojnë sot bashkive ku këto makina janë të regjistruara është një mundësi më e mirë ku bashkitë të kenë më shumë politika parkimi,mbjellje pemësh është direkt një faturë e shtuar disa miliona eurove për të gjithë bashkitë e Shqipërisë?

Sot qeveria arkëton 122 milion dollarë nga taksa e qarkullimit, ndërsa bashkitë do të përfitojnë 10 milion dollarë më shumë nga ky ndryshim. (grafik) Veliaj tha se shumë shpejt do t?i propozojë kuvendit edhe një ligj të posaçëm për bashkinë e Tiranës.

?Një pjesë e madhe e ndotjes vjen nga njerëz që vijnë çdo ditë në Tiranë për punët e tyre sa zbresin nga autobusi ndotin, ne do shtronim më shumë rrugë sikur të ishin vetëm rezidentët, pra ka një faturë shtesë nga ata që vijnë.?

Kreu i Bashkisë së kryeqytetit tha se për jo rezidentët tarifa shtesë do të kërkohet nga buxheti i shtetit.

Tv Klan

Recommended