Rama: Koha për të hapur rrugë të reja, jo e bllokimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa mori pjese në ceremoninë e rikonstruksionit të parkut të arkeologjik të Apolonisë, kryeministri Edi Rama tha se bllokimi i rrugëve nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor dhe integrimit europian.?Është koha për ta zhbllokuar këtë rrugë dhe jo për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, mallrat, që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë, por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian, ku secili në rrugën e vet duhet të jetë i garantuar në konkurrencë dhe i vlerësuar sipas meritës.?Në fjalën e tij Rama tha se ka ardhur koha të shpëtohet trashëgimia kulturore nga gjykatësit e korruptuar.Duke theksuar rëndësinë e vetingut, shefi i qeverise solli si shembull perballjen gjyqësore mes qeverise dhe gjykatës për kalanë e Lezhës.Rama tha se trashëgimia kulturore e ndihmon shtetin të gjeneroje të ardhura për zonat dhe turizmin.

Recommended